VIDEO/ Aksident në Himarë, makina përplas motorin, dy të plagosur

schedule21:15 - 25 Janar, 2020

schedule 21:15 - 25 Janar, 2020

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Potamit në Himarë. Gazetari i Abc News Elton Nika raporton se një makinë ka përplasur motorin ku udhëtonin dy persona.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, ku në gjendje më të rëndë është drejtuesi i motorit. I plagosuri nuk është mbajtur në Himarë, por u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës. Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al

Pamje nga spitali i Vlores