Një aksident është regjistruar paraditen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar një 65-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al