Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 50 vjeçarin

schedule20:55 - 6 Prill, 2023

schedule 20:55 - 6 Prill, 2023

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur te “Kthesa e Patosit”, ku një mjet tip Benz me drejtues një 63 vjeçar ka përplasur për vdekje një person rreth 50 vjeç që udhëtonte me biçikletë. Shoferi i makinës është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./abcnews.al