Një aksident është shënuar mbrëmjen e të premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” që drejtohej nga 44-vjeçari Egli Sadikaj ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al

