Aksident në Elbasan, të dy drejtuesit përfundojnë në spital

schedule08:24 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 08:24 - 8 Dhjetor, 2021

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Në në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji një motomjet ka përplasur një 59 vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Të dy drejtuesit kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit  dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al