Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia njofton se S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K.
I dëmtuar ka mbetur drejtuesi i Smart-it, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa drejtuesit i motorit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. m.v/abcnews.al