Një person është plagosur rëndë pasi është përfshirë në një aksident në hyrje të qytetit në segmentin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit. Mësohet se një automjet tip Fouristrade ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Ndërkohë që një tjetër automjet që ndodhej pas Fuoristradës ka devijuar nga rruga me qëllim shmangien e një tjetër përplasje personit të dëmtuar i cili ndodhej në asfalt, duke përfundur në trotuar. I dëmtuari është dërguar në spital, por gjendja e tij paraqitet mjaft e rënduar. Policia ka ndaluar drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident./abcnews.al