Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në dalje të Elbasanit/ Makina përplaset me furgonin e pasagjerëve dhe përfshihet nga flakët

schedule12:23 - 22 Qershor, 2026

schedule 12:23 - 22 Qershor, 2026

ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në dalje të Elbasanit, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë. Menjëherë pas aksidentit, automjeti ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar momente paniku për drejtuesit dhe personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej mjeteve, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.



Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!