Aksident në Bulqizë, automjeti bie në humnerë

schedule18:44 - 6 Korrik, 2018

schedule 18:44 - 6 Korrik, 2018

4 persona kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në humnerë. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:50 në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë. Sipas Policisë së Dibrës, një automjet tip “Mercedez-Benz” doli nga rruga dhe ra 20 metra në një humnerë.

Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë, dy prej të cilëve janë transportuar në spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar. Ndërsa dy gra të tjera që mbetën të plagosura ndodhen në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Mësohet se të plagosurit janë punonjës të një galerie private në zonën e Bulqizës. Ata sapo kishin përfunduar turnin dhe po ktheheshin për në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!