Një 45 vjeçar ka humbur ejtën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Seferan të Belshit. Policia njofton se Besnik Shehu, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murin mbrojtjes të rrugës.
Për pasojë shtetasi 45 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al