Një aksident ka ndodhur në Fushë-Milot. Mësohet se një atoveturë tip Opel ka humbur drejtimin dhe si pasojë ka përplasur dy këmbësorë, edhe më tej Opeli ka marrë para një stendë, që përdoret për te shitur fruta perime.
Këmbësorët të cilët po prisnin për të marrë automjet publik që të udhëtonin, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi 21-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.
Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al