Në autostradën Lushnjë-Fier një femër ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe viktima dyshohet të jetë një endacake rreth të 60- ve, e cila në momentin e aksidentit ka qenë duke ecur në errësirë pranë karrexhatës në krahun e majtë të rruges. Emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur nga policia e cila po heton ngjarjen, ndërsa trupi i saj është deguar në morgun e spitalit të Lushnjë.
Pas aksidentit është ndaluar drejtuesi i mjetit Euxhenio Prendi, 26 vjeç, nga Lushnja. Sipas policisë drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësorin ka devijuar makinën duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur e fejuara e tij që ishte në makinë shtetesja D.K 22 vjeçe. Të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al