Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës –Milot.
Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç, banues në Kosovë ka përplasur një këmbësor rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
63-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/abcnews.al/