Të paktën 7 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën nga përplasja e dy automjeteve të premten në provincën Langouat në veri të Algjerisë.
Aksidenti ka ndodhur në një rrugë fshati pranë qytetit Heneg, tha në një deklaratë Shërbimi i Mbrojtjes Civile Algjeriane, duke theksuar se të plagosurit u dërguan në një spital pranë, pa sqaruar rrethanat në të cilat dy automjetet u përplasën.
9 nga 10 aksidentet e trafikut të regjistruara në Algjeri i atribuohen gabimit njerëzor, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Sigurinë Rrugore (Centre National de Prevention et de Sécurité Routières – CNPSR). Shkaktarë të tjerë përfshijnë gjendjen e keqe të rrjetit rrugor dhe makinave, si dhe faktorët mjedisorë.