Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”. Mësohet se një 39-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja 14-vjeçare, e cila ndodhte në spitalin e Shkodrës, ku po merr kurimin.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al