Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër, 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

schedule20:08 - 25 Nëntor, 2020

schedule 20:08 - 25 Nëntor, 2020

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.

Burime për ABC bëjnë me dije automjeti tip “Toyota” me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ku edhe i është prerë rruga nga një kamionçinë.

Për rrjedhojë përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kamionçina  ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.

Po ashtu mësohet se në automjetin tip “Toyota” udhëtonte çifti i bashkëshorteve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës.

Të pestë të plagosurit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në Ranimacion, pasi mësohet se ka marrë plagë të rënda.

/abcnews.al/