Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Shëngjin-Velipojë, dy të plagosur, procedohet 23-vjeçarja

schedule12:16 - 23 Prill, 2025

schedule 12:16 - 23 Prill, 2025

Lezhë – Një aksident është regjistruar në aksin ‘Shëngjin-Velipojë’, ku një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçare ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesja dhe pasagjerja kanë marrë lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesja e automjetit është proceduar penalisht.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!