Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e këtij mjeti, Sanie Çela. Drejtuesi i mjetit Ilia Çela nuk ka pasur lëndime.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra. Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

