Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i një prej makinave, i cili është transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/