Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Lushnje Fier.
Ndër mjetet e përfshira ka qenë dhe një autobot që transportonte çimento, drejtuesi i të cilit ka tentuar të shmangë mjetet e tjera duke dalë jashtë rruges. Nga përplasjet ka pasur dëme të shumta materiale ndërkohë që dy shtetas janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe po trajtohen nga mjekët pa rrezik për jetën.
Policia Rrugore po devijon trafikun e gjatë duke transferuar qarkullimin e mjeteve ne nje rruge dytësore.
Sipas burimeve nga ekspertet e qarkullimit rrugor, shkak i aksidentit të shumëfishtë ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. / abcnews.al

