Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur kthesa e Qukësit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Burime për Abc bëjnë me dije se janë plagosur tre persosna.
Dy prej tyre janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa e plagosura e tretë që është një vajzë është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
/Abcnews.al/