Dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Shenkollit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë duke sjellë dëmtimin e plotë të dy mjeteve, ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe Zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve si dhe normalizimin e trafikut. Sipas të dhënave të parë dyshohet se shkak për këtë aksident të rëndë ka qenë dalja në superstradë e auto-veturës tip “Ford” e cila u godit ne pjesën ndërmjet shoferit dhe pasagjerit nga autovetura që lëvizte në drejtimin Lezh-Milot me shpejtësi.
Kryqëzimi i Shenkollit konsiderohet si një nga nyjet më problematike sa u takon aksidenteve. Në këtë pjesë të superstradës Lezhë – Milot degëzimi është problematik pasi drejtuesit e mjeteve që dalin nga rruga dytësore nuk kanë pamje të plotë të rrugës përshkak të mbrojtësve të urës si dhe ajo ka një dalje 90 gradë që e nxjerr makinën të ekspozuar ndaj mjeteve që lëvizin përgjatë superstradës. /abcnews.al/