Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Fier-Lushnje/ Përplasen dy automjete, një i vdekur, tre të plagosur

schedule13:17 - 16 Shtator, 2025

schedule 13:17 - 16 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin Fier-Lushnje në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Burime zyrtare të policisë konfirmuar se si pasojë plagëve të marra nga përplasja ka ndërruar jetë 60 vjecarja Marjana Kovaci, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!