Një 58-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin. Një automjet tip “Opel” është përplasur me një automjet tjetër në vendin e quajtur Bishqem.
Për pasojë mbeti e plagosur një grua, e cila megjithëse u transportua menjëherë në spitalin e Elbasanit nuk mundi të mbijetojë.
Viktima është Liljana Qyra, nëna e drejtuesit të mjetit “Opel”. Dyshohet se ky i fundit është futur në parakalim të gabuar duke rezultuar fatale për 58-vjeçaren./abcnews.al