VLORË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e së martës, pranë rrugës së Triportit në Vlorë.
Një automjet është përplasur me motorin, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/