Një incident ka ndodhur në aeroportin e Majorkës në Spanjë, ku dy avionë janë përplasur në pistë.
Dy avionët u përplasën në pistën e aeroportit mëngjesin e sotëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por riparimi i një avioni është një proces mjaft i kushtueshëm, madje edhe dëmtimi më i vogël kushton shumë.
Përplasja duket se ka ndodhur kur avioni i Air Europa, i cili operonte në linjën Barcelona-Palma, mbërriti në terminal dhe u përplas me pjesën e pasme të avionit Condor, i cili ndodhej në pistë.
/abcnews.al