Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me vdekje në Durrës/ Përplasen dy makina, humb jetën një 26-vjeçar

schedule07:26 - 23 Shtator, 2025

schedule 07:26 - 23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues 19 vjeçarin Flavio Rexhepi, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues 26 vjeçarin Geraldo Krrashi, banues në Sukth, Durrës.

Për shkak të plagëve të marra, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!