MALIQ– Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq.
Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Viktimë ka mbetur 67 vjeçari Bashkim Hida.
Drejtuesi i automjetit i cili mësohet se është punonjës policie është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit./abcnews.al

