Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në Lushnje.
“Benzi” ka përplasur një motomjet në fshatin Ngurrëz dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital një 67 vjeçar. Ky i fundit ishte drejtuesi i motomjetit.
“Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/abcnews.al