Aksident me vdekje në aksin Milot-Thumanë

schedule18:43 - 19 Janar, 2021

schedule 18:43 - 19 Janar, 2021

Në aksin Milot-Thumanë, mbrëmjen e kësaj të marte është regjistruar një aksident.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Pjetër Perkeqi.,  rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me motor. Nga informacionet e para dyshohet se drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën një automjeti.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit me të cilin është përplasur viktima është 26-vjeç nga Puka, ndërsa është shoqëruar në Policinë e Krujës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!