Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Gjorm të Kurbinit, në aksin rrugor Mamurras -Laç.
Një automjet tip “mercedes benz” mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Përplasja me bordurën ka rezultuar fatale për shoferin e automjetit pasi i ka mbetur i vdekur në vend.
Nga karta e identitetit që është gjetur në vendngjarje mësohet se bëhet fjalë për Florian S. nga Bushnesh Krujë, i ditëlindjes 1995. Viktima aktualisht ndodhet në morgun e qytetit të Laçit.
Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al