Sergio Aguero ka pësuar një aksident me makinë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur paradite dhe sipas asaj që raportohet në mediat angleze, nuk ka pasoja. Aksidenti ka qenë i lehtë dhe argjentinasi as që është dashur të shkojë të kryejë ndonjë kontroll mjekësor.
Sulmuesi madje ka dalë në stërvitje dhe ka punuar normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe tifozët janë qetësuar. Aguero është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Qytetarëve”. Këtë sezon ai ka shënuar 8 gola në po kaq ndeshje.
32-vjeçari është pjesë e Manchester City që prej vitit 2011 dhe ka qenë një nga lojtarë kryesorë në sukseset që skuadra ka regjistruar në Premier League. /abcnews.al