Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lezhë-Laç.
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i i Markatomajve” janë përplasur tre mjete, mes të cilëve edhe një furgon mallrash.
Nga përplasja janë lënduar 2 persona, drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i i Markatomajve”, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.
Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/