Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Gazetarja Silvja Sulaj raporton se njëri nga automjetet ka goditur një tjetër që ishte parkuar në një nga korsitë e kësaj rruge.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e plotë të aksidentit./abcnews.al