Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi shoferit” në autostradën Lushnje-Fier.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale por është bllokuar qarkullimi rrugor duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në autostradë. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka devijuar kalimin e mjeteve nga autostrada drejt fshatrave Kemishtaj dhe Krutje përkohësisht deri ne normalizimin e trafikut.
Ndërkohë grupi i punës po dokumenton aksidentin ku disa makina janë përplasur dhe kanë pësuar dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë në këtë periudhë./abcnews.al

