Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë – Milot, tek mbikalimi i Patokut. Sipas policisë dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa ishin me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes shkuan pesë autombulanca pasi policia u njoftua edhe për viktima, por pas verifikimit bëhej fjalë vetëm për katër të plagosur në gjendje të rëndë. Ata u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
“Në autostradën Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeçe.
Në mjetin me drejtues shtetasin E.P., ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”./ABC News Albania 24/7