Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr para motorin, ndërron jetë i riu

schedule16:26 - 17 Korrik, 2023

schedule 16:26 - 17 Korrik, 2023

 

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e një jetë ka ndodhur ditën e sotme në Vaqarr.

Një makinë ka marrë para një motor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershëm drejtuesit të këtij të fundit.

Mësohet se viktima është i moshës 23-vjeçare dhe punonte shërbim delivery, për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servisë automjetesh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin 23 vjeç.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al