Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kinë ku një kamion është përplasur me disa makina të cilat ishin rreshtuar njëra pas tjetrës për të kryer një ceremoni funerali.
Nga ky aksident kanë mbetur të vrarë të paktën 17 persona dhe 22 të tjerë u plagosën.
Ngjarja ka ndodhur në kontenë Nanchang të provincës Jiangxi të Kinës Lindore , kur një kamion u përplas në një procesion funerali, njoftuan mediat lokale.
#China: Atleast 17 deaths and 22 injured in a major traffic accident occurred in the Taoling Village section of the S517 connecting line in Youlan Town, #Nanchang County, #Jiangxi Province.
The cause of the accident is under investigation.pic.twitter.com/QQ5Ic7JPl5— Wᵒˡᵛᵉʳᶤᶰᵉ Uᵖᵈᵃᵗᵉˢ? (@W0lverineupdate) January 8, 2023
“Aksidenti shkaktoi 17 vdekje, 22 persona u plagosën, të lënduarit janë dërguar në spital” , njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar autoritetet lokale.
Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas raportimeve, një grup njerëzish qëndruan në anë të rrugës, duke kryer një ceremoni të shkurtër për trupin e pajetë që mbanin. Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve ishin pjesëmarrës në varrim, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit./abcnews.al/