Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Greqi, 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave

schedule07:29 - 1 Mars, 2023

schedule 07:29 - 1 Mars, 2023

GREQI- Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy trenave në Greqinë Veriore. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, pak para mesnate në Tempi pranë qytetit të Larisës, ku një tren me pasagjerë u përplas me një tren mallrash, shkruan CNN.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të fortësisë  së përplasjes mes dy trenave”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes. Treni me pasagjerë po udhëtonte nga Athina për në Selanik, që është qyteti i dytë më i madh i Greqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!