Aksident i rëndë në Bulqizë, dy makina përplasen “kokë më kokë”

schedule17:40 - 18 Gusht, 2022

schedule 17:40 - 18 Gusht, 2022

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e  sotme në Bulqizë. Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për viktima, ndërsa mjetet kanë marrë dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes së fortë.

Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. /abcnews.al