Aksident i rëndë në autostradën Levan- Tepelenë, dy të vdekur

schedule08:32 - 7 Janar, 2019

schedule 08:32 - 7 Janar, 2019

Dy viktima dhe pesë të plagosur është bilanci i dy aksidenteve njëri pas tjetrit në autostradën Levan – Tepelenë. Policia ka ndaluar drejtuesit e mjeteve dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kasaphanë automobilistike që nisi me 55 vjeçarin i cili prej ditësh dilte në mes të autostradës Levan – Tepelene, pranë fshatit Varibop.

Të afërmit e tij e ruanin sepse dyshonin që ai do vriste veten. Ashtu ndodhi dhe një makine e mori para. Durim Lamaj vdiq në vend.

Pranë vendit të këtij aksidenti parkon një autobus. Nuk vonojnë dhe disa fshatarë të afërm me viktimën, gjithashtu shkojnë në vendngjarje me shpresën për t’i dhënë ndihmë.

S’kanë kaluar as pak minuta kur një makine tjetër tip Opel i cili ka hyrë në parakalim me shpejtësi mori para turmën e njerëzve, pasagjerët e autobusit dhe banorët e fshatit pranëe.

Një tjetër viktimë në vend, Fetah Shahaj 64 vjeç nga Tirana. Kurse pesë persona të tjerë në gjendje të rëndë, një prej tyre në koma. Të gjithe u dërguan në spitalin e Fierit.

Sipas policisë dy drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy aksidentet e njëpasnjëshme janë vendosur në masën e ndalimit.

Shoferi i makinës së dytë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e plotë të rrethanave. Por pritet që drejtuesit e policisë së qarkullimit të Fierit të ngarkohen me përgjegjësi për mungesë të menaxhimit të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!