Një aksident me pasoja tragjike ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Tiranë. Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, një mjet tip “Volkswagen” përplasi një 54-vjeçare në afërsi të Mbikalimit të Patokut.
Plagët ishin të rënda për A. Memën , e cila ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se viktima në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, një banues në Kosovë është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime procedurale. Një grup hetimor është ngritur dhe po vazhdon punën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al