Aksident i rëndë hekurudhor në Turqi, të paktën 24 viktima

schedule09:17 - 9 Korrik, 2018

schedule 09:17 - 9 Korrik, 2018

Rendohet bilanci i aksidentit tragjik hekurudhor qe ndodhi dje ne Turqi. Autoritete vendase raportojne 24 viktima, dhe 318 të plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të provincës Tekirdâ në Turqi. Sipas autoriteteve zyrtare në vendin e ngjarjes shkuan rreth 100 autoambulanca dhe transferimi i të plagosurve u bë nga toka the ajri për në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ. Treni po udhëtonte nga Edirné në Stamboll, kur doli nga shinat në Tekirdâ, në veriperëndim të Turqisë. Sipas CNN turk, në tren ishin rreth 360 pasagjerë dhe mësohet se janë rrëzuar 5 nga 6 vagonët e trenit duke shkaktuar kështu dhe numrin e lartë të të plagosurve dhe viktimave. /abcnews.al