Aksident i frikshëm në Laç, makina çahet në dysh, shpëton shoferi

schedule12:37 - 11 Korrik, 2021

schedule 12:37 - 11 Korrik, 2021

Drejtuesi i një makine tip “Golf” ka shpëtuar për mrekulli si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur mesditën e sotme në Laç.

Gazetari i “ABC” Ahmet Zani ka siguruar pamjet e aksidentit, ku makina si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke u futur në barrierën anësore, e cila e ka ndarë në dysh.

Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar pasi është në gjendje të rëndë për jetën./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!