Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:30 të ditës së sotme, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat.Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./abcnews.al


