Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person që drejtonte makinën e tij me targa italiane ka humbur kontrollin dhe për pasojë të shpejtësisë tepër të madhe është përplasur me 5 makina që ndodheshin buzë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrugën e Currilave, apo në zonën e e njohur ndryshe si “Brryli”.
Makina që shkaktoi aksidentin raportohet paraprakisht se është tip “Tayota” ndërsa nga videot e siguruara nga ABC shihet dëmi i madh që është shkaktuar tek makinat e tjera.
Policia po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje./abcnews.al/

