Aksident hekurudhor në Indi, mbi 50 të vdekur e 200 të plagosur

schedule22:55 - 19 Tetor, 2018

schedule 22:55 - 19 Tetor, 2018

Mbi 50 persona kanë vdekur dhe 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident hekurudhor në shtetin e Punxhabit, në Indi. Viktimat po qëndronin në shinat e trenit për të parë celebrimin e festivalit hindu në momentin që ndodhi aksidenti. Ata nuk e dëgjuan trenin të afrohej për shkak të fishekzjarreve dhe nuk ua vunë veshin thirrjeve të autoriteteve lokale për t’u larguar. Treni që goditi turmën po udhëtonte mes qyteteve Amristar dhe Xhalandhar. Kryeministri Narendra Modi e cilësoi incidentin një tragjedi që të thyen zemrën dhe u kërkoi autoriteteve lokale të ofrojnë të gjithë asistencën e nevojshme. Modi u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shtoi se do të lutet për një rekuperim sa më të shpejtë të të lënduarve. Aksidentet hekurudhore janë të zakonshëm në Indi, ku shumica e trenëve janë të vjetër dhe shinat të amortizuara. /abcnews.al