“AKSHI duhet ringritur nga fillimi”, Karamuço: Arkitektit të e-Albania i duhet grisur diploma

schedule13:23 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:23 - 26 Shtator, 2022

Profesori i krimonologjisë Karamuco: AKSHI duhet ri-ngritur nga fillimi, nuk kishte anti-virus

Sipas profesorit të kriminologjisë Karamuco, AKSHI duhet ringritur nga fillimi, sepse në këto 14 muaj që kanë vepruar hakersat brenda sistemeve të centralizuara të saj, ne nuk dimë sesa kanë depërtuar këto në mënyrë vertikale, apo nëse kanë vepruar në sistemet back-up.

Duke folur për sulmet e fundit kibernetike në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, profesori i kriminologjisë Karamuço u shpreh që raporti i FBI, i cili bën analizën e asaj që ka ndodhur brenda sistemeve shqiptare, është një fletërrufe shumë e madhe për mënyrën sesi AKSHI ka menaxhuar këto sisteme. Sipas tij “nëse raporti lexohet me kujdes del se ky sistem nuk ka pasur antivirus, dhe arkitektit të e-Albania i duhet grisur diploma, duke e centralizuar sistemin, atëherë dëmi ishte më i madh dhe lehtësisht i aksesueshëm.  Për fat të mirë nuk u integruan të dhënat bankare.”

Sipas profesorit të kriminologjisë “janë vjedhur shumë sekrete shtetërore, për personat e dyshuar, apo informacione të tjera të jashtëzakonshme, shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.”

Për Karamuçon është e rëndësishme që këto të dhëna të jenë të dubluara, në mënyrë që të mos humben apo të zhduken apo të ndodhi edhe manipulimi i provave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!