Aksesori i ri që duhet të vishni këtë vit

schedule11:21 - 5 Shkurt, 2022

schedule 11:21 - 5 Shkurt, 2022

Që kur seriali “Emily në Paris” erdhi në jetën tonë tetorin e kaluar, është e vështirë të largosh nga mendja beretën e stilit francez.

Pas sezonit të parë të serialit, faqja e internetit Lyst raportoi një rritje 100% në kërkimin për beretat e kuqe dhe me sezonin 2 popullariteti i aksesorit vazhdon. Megjithatë, për ata që nuk duan të duken si amerikanët në Paris, do të jeni të lumtur të dini se ka shumë mënyra për të veshur beretën që nuk duket si një suvenir i zbukuruar.

Kushdo që e konsideron veten “të paaftë” për të mbajtur një kapele, atëherë do të kuptojë fuqinë e një beretë. Ndërsa kapelet kanë nevojë për shumë vetëbesim për t’i veshur ato me krenari, beretat janë universale, pavarësisht nga modeli i flokëve ose forma e kokës.

Një beretë e lezetshme bën atë që një aksesor i fortë mund të bëjë më së miri: lartëson stilin dhe jep karakter.

Pra, do të guxoni?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!