AKR uron Vetëvendosjen për fitoren: Nuk do t’i bllokojmë institucionet

schedule19:09 - 15 Shkurt, 2021

schedule 19:09 - 15 Shkurt, 2021

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është shprehur se  AKR do të vazhdojë të mbetet parti konstruktive në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Murseli ka thënë se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

 “Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, deklaroi Murseli.

“Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim!”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!